Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Probleme me votimin me makina 2 në 1

Foto: Ani Petrova

Është shumë serioz problemi me kuptimin e logjikës nga faqja e parë, që shfaqet në makinat zgjedhore, komentoi për BTV Stoill Stoillov nga Këshilli Publik në KQZ.

“Ka konfuzion tek personat mbi 40 vjeç, por edhe tek të rinjtë. Nganjëherë është e nevojshme që një nga anëtarët e komisionit seksional t'u shpjegojë opsionet njerëzve përpara se të votojnë", tha Stoillov.

Sipas tij, problemi i dytë është procesi i ngadaltë i votimit. "Me qëllim lehtësimin e punës në komisione janë siguruar dy makina votimi, njëra shërben pjesën e parë të listës, tjetra – atë të dytë dhe kjo e ngadalëson procesin. Ka seksione ku megjithëse ka dy makina mund të votojë vetëm një njeri, kurse makina tjetër nuk mund të shfrytëzohet”, shtoi Stoillov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD