Më 14 nëntor, kur në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Radio Bullgaria do të ofrojë lajme dhe informacione për votimin në dhjetë gjuhë. Ju ftojmë të ndjekim së bashku rrjedhën e ditës së zgjedhjeve dhe të mësojmë rezultatet e votimit.
Faqja e internetit në gjuhën bullgare do të ndjekë votimin e bullgarëve jashtë vendit. Për këtë qëllim do të kalojmë nga Australia dhe Zelanda e Re përmes Afrikës së Jugut dhe Evropës e gjer tek SHBA-ja dhe Kanada-ja ...
Radio Bullgaria po përgatit edhe dy blloqe aktuale në gjuhën turke, të cilat do të transmetohen nga ora 13.00 deri në 14.00 në http://player.bnr.bg/. Transmetimet do të përfshijnë informacione nga i dërguari i posaçëm i BNR në Turqi, sondazhe me votuesit atje, komente dhe analiza të ekspertëve.
Bashkatdhetarët tanë kudo në botë mund të na dërgojnë informacione, sinjale, foto dhe video për votën jashtë vendit në postën elektronike të Redaksisë së Radio Bullgarisë në Gjuhën Bullgare radiobulgaria@bnr.bg dhe në faqen e saj në Facebook. Bullgarët në Shqipëri, si dhe të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit tanë shqipfolës anembanë botës mund të na shkruajnë edhe në albanian@bnr.bg, ose në faqen e Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Facebook.Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..