Në periudhën janar - gusht 2021 Bullgaria ka rritur eksportin e mallrave drejt BE-së me 23,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke arritur në 28,796 mlrd leva / 14,723 mlrd euro /. Importi i mallrave nga BE-ja gjithashtu është rritur - me 25,0% dhe ka arritur 29,026 mlrd leva /14,841 mlrd leva/. Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat përbëjnë 69.6% të eksportit drejt vendeve anëtare të BE, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.
Më e madhja është vlera e mallrave të importuara nga Gjermania, Rumania,
Italia, Greqia, Holanda dhe Hungaria.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..