Sot, 13 nëntori, është një ditë reflektimi para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Bullgari. Kjo do të thotë se kandidatët, partitë dhe koalicionet, por edhe qytetarët nuk lejohen të bëjnë agjitacion. E njëjta gjë vlen edhe për ditën e zgjedhjeve. Rregullorja u aplikua për t'u dhënë votuesve kohë për të bërë zgjedhjet e tyre politike, pa u ndikuar nga sugjerimet, ose reklamat politike.
Sondazhet dhe renditjet sociologjike janë të papranueshme sepse mund të manipulojë zgjedhjen në favor të njërit apo tjetrit kandidat apo të partive dhe formacioneve të ndryshme politike.
Megjithatë, në rrjetet sociale po depërtojnë forma origjinaleve të sondazheve, të cilat deri diku arrijnë të anojnë peshoren te forca të caktuara politike. Qëllimi i këtyre renditjeve është të mobilizojë hezituesit dhe disi t'i bëjë ata të votojnë. Kështu, në momentin e fundit, njerëzit vendosin të votojnë, të shtyrë nga shpresa për të ndryshuar rrjedhën e votimit.
Megjithatë, në thelbin e vet, nocioni "ditë reflektimi" nxjerr në pah lirinë e zgjedhjes si një parim themelor i shoqërisë demokratike në të cilën jetojmë. E privuar nga agjitacioni politik dhe sloganet e fushatës, dita fton votuesit të lihen vetëm me ndërgjegjen e tyre dhe të gjykojnë me maturi se kë duan të mbështesin dhe nëse ai do të justifikojë besimin e tyre.
Sigurisht, ideja duket utopike, duke pasur parasysh format e ndryshme të informacionit që na mbërrijnë, por gjithsesi “dita e reflektimit” tregon në mënyrë të qartë se secili prej nesh ka të drejtën e zgjedhjes personale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..