Kisha Ortodokse Bullgare tashmë e ka radion e vet. Kanali në internet "Zëri i Peshkopatës" mban emrin e revistës së Mitropolisë së Sofjes. Radioja mund të dëgjohet në vazhdim të 24 orëve jo vetëm në Bullgari, por edhe nga bullgarët jashtë vendit, tha Vikari i Patrikut Neofit – Peshkopi i Bellogradçkit Polikarp. Radioja Ortodokse “Zëri i Peshkopatës” transmetohet përmes portalit të Mitropolisë së Sofjes https://mitropolia-sofia.org/, ose https://radio-glas.mitropolia-sofia.org/
Programi përfshin muzikë kishtare, predikime ortodokse dhe shërbime të drejtpërdrejta nga Kisha Metropolitane “Shën e Diela”.
Në vitin 2005, si igumen i Manastirit të Ruenit, peshkopi Polikarp startoi radion e parë ortodokse bullgare me emrin “Sion”.Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..