Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasiguri, rritje e çmimeve dhe mungesë stafi – qyteti Bansko në prag të sezonit të ri të skive

Foto: arkiv

“Pasiguri – për të nesërmen tonë, për faturat e korrentit, për këtë nëse do të mundim të marrim në punë një personel, cilat do të jenë masat e radhës të pushtetit kundra shpërndarjes së virusit”- në këtë mënyrë Malin Bistrin, kryetar i Bashkimit të Biznesit Turistik në qytetin Bansko, komenton situatën me të cilën përballet industria.

Në mesin e valës së 4 epidemike, biznesi turistik në një nga vendpushimet tona më të mëdha të skive - Bansko po përgatitet për një  sezon të radhës në kushtet e epidemisë së koronavirusit. “Tanimë prej 2 vjetëve jemi në një situatë pandemie, kurse shteti akoma nuk ka një plan të punuar, i cili të vizatojë veprimet tona në një situatë të tillë” - habitet Malin Bistrin dhe shton se asnjë në këtë etapë nuk mund të parashikojë sesi do të zhvillohet kriza me koronavirusin, a do të ketë një bllokim të ri dhe masa shtesë kufizuese për biznesin.


E reja sivjet janë vaksinat dhe kërkimi i certifikatës së gjelbër. Në sajë të tyre vendpushimet dimërore në Evropë hapen për turistët. Hapen dhe vendpushimet tona, në këtë numër dhe Bansko, me premtim për një respektim të përpiktë të masave kundra epidemiologjike.  “Ne jemi tanimë 50% të vaksinuar, kurse posaçërisht personeli im është 99% i vaksinuar dhe punojmë në mënyrë mjaft të suksesshme”, thotë Bistrin.

Malin Bistrin

Dhe akoma:

“Unë personalisht jam “për” certifikata të tilla, si dhe për vaksinime më të shumta, sepse kështu jepet mundësi për një hap drejt rivendosjes së turizmit, me fjalë të tjera të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mund të vizitojnë shtete të ndryshme dhe pushimore të ndryshme. Dhe kjo do t’u japë qetësi miqve në vendpushimin tonë, por dhe vizituesve në Bullgari në tërësi”.

Ecuria e rezervimeve është një rreze shprese pas dy sezoneve të vështira të radhës për Banskon. Gjatë muajve të ardhshëm industria mbështetet më tepër tek turistët bullgarë, të cilët dhe vjet dominonin në vendpushim. Përveç tyre, priten miqtë tradicionalë nga vendet fqinje ballkanike, si dhe nga Britania e Madhe. Ka mjaftë regjistrime nga Izraeli, ka një interes dhe nga Rusia, meqenëse Bullgaria e njohu vaksinimin e turistëve të huaj me vaksinën ruse Sputnik V. Shpresat në këtë moment janë të drejtuara ndaj shteteve nga Evropa Qendrore, ekonomitë e të cilave nuk janë në krizë. “Bëhet fjalë për turistët nga Çekia, Polonia, Sllovakia të cilët erdhën vitin e kaluar, e vlerësuan Banskon si një vendpushim me pista të mira dhe çmime të arsyeshme, dhe tani po presim përsëri të na vizitojnë” - pohon Malin Bistrin.


Por, problemet e lidhura me mungesën e parashikueshmërisë sikurse mbizotërojnë. Mes tyre janë çmimet në rritje të energjisë elektrike dhe të karburanteve. “Nuk ka sesi të mos t’i ngremë sikurse pak fare çmimet, që të mund të shpëtojmë” - pohon Bistrin dhe shton:

“Jemi në një gatishmëri të plotë. Hotelet tona janë të ngrohta, vatrat punojnë. Matësi i energjisë elektrike rrotullohetdhe në fakt i paguajmë shpenzimet pa e ditur nëse në përgjithësi do të kemi të ardhura dhe nëse do të punojmë. Përveç kësaj jemi të vështirësuar nga mungesa e personelit. Pasiguria po i pushton dhe të rinjtë dhe profesionalistët më të moshuar. Kemi raste, në të cilat kuzhinierë ose recepsionistë me përvojë, në të cilët në kemi investuar vite të tëra përpjekje për zhvillimin e tyre, ikin duke deklaruar: “O, shef, preferoj të jem shofer i një kamioni, por të kem njëfarë sigurie. Dhe jo si këtu - na hapin, na mbyllin, vazhdimisht jemi të ndjekur nga mijëra institucione, vijnë, na gjobojnë pa e ditur se cilat janë ndryshimet e kështu me radhë.”


Vendpushimet bullgare do ta hapin stinën e dimrit pa një kërkesë për certifikatë të gjelbër dhe përdorimin e maskave mbrojtëse në rajonin e  teleferikëve dhe në zonat e skive. Por, në Bansko dhe në vende të tjera tanimë po shqyrtohet rritja e çmimeve të kartave për pajisjet, të cilat mbase do të kushtojnë rreth 100 leva /rreth 50 euro/ në ditë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Pixabay, banskoski.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD