"Përsëri" është një nga këngët e fundit të realizuara nga Krista (Krëstina Kokorska) - këngëtare bullgare e popit, R&B dhe xhazit, e cila është edhe aktore. Që në momentin kur u shfaq në skenën muzikore, Krista bëri përshtypje me praninë e saj artistike dhe përpjekjen për një tingull modern.
Ajo lindi në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore Veriore), ku u diplomua në Shkollën Muzikore Kombëtare “Panajot Pipkov” me violinë, dhe më vonë – në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” për këngëtare pop dhe xhaz. Ajo është vajza e një këngëtareje popullore - një nga solistet e Ansamblit Verior. Ndër çmimet e shumta që ka marrë është edhe çmimi për debutimin e saj në konkursin e BNR “Pranvera e Artë” në vitin 2009. Në të njëjtin konkurs në vitin 2012 ajo fitoi çmimin special për ta përfaqësuar Bullgarinë në Forumin Ndërkombëtar të Muzikës Eurosonic në Groningen, Holandë, dhe Çmimin e dytë në vitin 2019 me këngën "Përsëri" - muzika dhe teksti janë vepër e Rachel Rowe, aranzhimi është i Strahill Vellçevit - Kink dhe Borisllav Bojaxhievit - Borçe.
“Unë e shikoj atë, por në mendimet e mia po shoh vetëm ty. Të humbur në përkthim janë fjalët mes nesh, apo jo? Kujtime të bukura…”- këndon Krista.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..