Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Minai, i konsideruar si mbrojtës i familjes, jetimëve dhe i pastrehëve, si dhe i njerëzve që kanë filluar një udhëtim të gjatë. Në këtë ditë besimtarët i luten Shën Minait për shëndetin dhe mirëqenien e shtëpisë dhe fëmijëve të tyre. Ai është gjithashtu i nderuar si një shenjtor që i ndihmon ushtarët, sepse vetë shenjtori ka qenë një luftëtar i famshëm trim.
Në këtë ditë e ka festën tempulli që ndodhet në ish-fshatin Obradovci (sot lagja “Benkovski” e kryeqytetit të Sofjes) , Manastiri "Shën Martiri Minai", i cili në mesjetë ishte pjesë e Malit të Shenjtë të Vogël të Sofjes - një unazë manastiresh rreth kryeqytetit tonë. Mund të lexoni më shumë rreth manastirit KËTU.
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..