Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U regjistrua vdekshmëria më e lartë nga koronavirusi në vend

Foto: Arkiv

Treguesi 14-ditor i vdekshmërisë nga Covid-19 arriti vlerën maksimale që nga fillimi i epidemisë në vend. Sipas Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare, shkalla e regjistruar e vdekjeve që nga 7 nëntori është 28.5 persona për 100 000 banorë.

26 nga 28 rrethet janë në zonën e kuqe të errët të epidemisë me më shumë se 500 të infektuar për 100 000 njerëz. Smoljan dhe Kërxhali hynë në zonën e kuqe.

Para Nova TV, matematikani Prof. Ognjan Kunçev komentoi se rritja e vdekshmërisë është e kuptueshme dhe bëri një paralele me vitin 2020. Atëherë, më shumë se një muaj pas shtrëngimit të masave, më 25 tetor, vdekshmëria vazhdoi të rritet. Sipas Kunçevit, nivelet e këtij treguesi do të qëndrojnë të larta edhe gjatë 2 javëve në vijim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD