Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti radio evropian “Euranet Plus”

Evropa po përshpejton kalimin nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme të energjisë

Bullgaria po punon për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050

Foto: EPA/BGNES

Tranzicioni i energjisë është në qendër të Paktit të Gjelbër Evropian. Këtë e deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë Javës Evropiane të energjisë së qëndrueshme. Sipas fjalëve të saj, ky është plani më modern në botë për pakësimin e emisioneve.

“Sot sistemi ynë energjetik prodhon 75% nga emetimet e gazeve të serës në Bashkimin Evropian. Ne duhet të dekarbonizojmë përzierjen energjetike të Evropës. Lajmi i mirë është se jemi në rrugë të mund ta arrijmë këtë qëllim. Gjatë vitit 2020 prodhimi i energjisë rinovuese në BE e ka tejkaluar prodhimin e energjisë nga karburantet fosile. Ne duam të ndërtojmë mbi këtë arritje dhe për këtë arsye propozojmë që pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme të arrijë në 40 për qind të energjisë totale në vitin 2030.”

Sipas fjalëve të Ursula von der Leyen, prodhimi i hidrogjenit të pastër është një mënyrë për të arritur neutralitetin klimatik.Kjo do të ndihmojë për spastrimin e industrive më ndotëse në Evropë  -prodhimi içelikut, prodhimi i aluminit dhe transporti i ngarkesave të rënda.Prandaj Bashkimi Evropian synontë shtojë prodhimin vjetor të hidrogjenit "të gjelbër" deri në 10 milionë tonë deri në vitin 2030. "Erdhi koha që hidrogjeni të dalë nga laboratorët dhe të hyjë në jetën tonë," tha Ursula von der Leyen.

“Kalimi drejt energjisë së gjelbër ofron dhe prioritete të tjera. Gjatë javëve të fundit pamë sesa e rëndësishme është që të pakësojmë varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile si gazi, nafta dhe qymyri. Në këtë moment jemi të drejtuar përpara një rritjeje të menjëhershme të çmimeve të energjisë në përpjesëtim global. Kjo ka ndodhur dhe më parë, më në veçanti kur ekonomitë rriten dhe kërkimi e tejkalon ofrimin. Aktualisht Evropa investon 97% nga nafta, 44% nga qymyri dhe 90% nga gazi. Kjo e bën ekonominë tonë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj luhatjeve të çmimeve të tregut botëror të energjisë dhe na bën të varur.”

“Çdo një kilovat orë energji elektrike, e prodhuar nga burime të rinovueshme, redukton varësinë e vendeve anëtare nga importet dhe i bën ekonomitë e tyre më të qëndrueshme”, tha Ursula von der Leyen dhe shprehu besimin se me ndihmën e Paktit të Gjelbër Evropian, Bashkësia do ta kthejë luftën kundra krizës klimatike në një mundësi ekonomike për të gjitha vendet. Sipas fjalëve të saj, kalime të ngjashme të rëndësishme nuk janë të lehta dhe Bashkimi Evropian i ka të qarta sfidat, përpara të cilave janë drejtuar disa nga industritë  e vendeve anëtare. Prandaj duhet të ofrohet përkrahje për vendet e zhvilluara më dobët.

Bullgaria është krejtësisht e vendosur të përmbushë angazhimet e veta ndaj Marrëveshjes së Parisit, sipas së cilës palët marrin përsipër të kufizojnë ngrohjen globale deri më  1.5 gradë. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Stefan Janev gjatë kohës së Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou. Janev nënvizoi se, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria  po punon për arritjen  e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. Vendi ynë ka dhe një qëllim tjetër edhe më ambicioz - të pakësojë emetimet e gazrave të serës me 55% deri në vitin 2030. Sipas tij, vetëm një ekonomi punuese dhe e qëndrueshme mund të transformohet në kontekstin e tranzicionit të gjelbër.

“Në këtë proces duhet të merren parasysh veçoritë e ekonomive kombëtare, në mënyrë që qasja të jetë e drejtë dhe proporcionale” tha Stefan Janev. Bullgaria do të punojë për arritjen e tre qëllimeve bazë -zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe prodhimi i hidrogjenit, efikasiteti më i madh energjetik i ekonomisë dhe lëvizshmëri e qëndrueshme. 

Sipas zëvendëskryeministrit mbi fondet evropiane Atanas Pekanov, Bullgaria do të mundet të realizojë kërkesat për të dekarbonizuar zonat e qymyrit, duke u siguruar njerëzve atje punësim, të ardhura të mira dhe një të ardhme më të gjelbër. Sipas fjalëve të tij, kjo do të ndodhë në sajë të projekteve dhe reformave, të shtrira në Planin për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri dhe të fondeve për Fondin e Tranzicionit të drejtë. Fondi do të ndihmojë me 1.2 miliardë euro regjionet, të varura më fortë nga qymyri. Fondet do të përdoren për modernizim të prodhimit, rritjen e kualifikimit dhe rikualifikimit të punonjësve, investime në teknologji të reja energjetike dhe efikasitet energjetik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD