Qeveria e përkohshme miratoi një raport për ekzekutimin e parave të buxhetit të shtetit për 9 muajt e parë të vitit 2021. Suficiti fiskal në fund të shtatorit kaloi 1 miliard leva (500 000 milionë euro). Sipas Ministrisë së Financave, mbledhja e të ardhurave të shtetit po shkon sipas planit. Megjithatë, ka një vonesë të konsiderueshme në shpenzimet kapitale të planifikuara. Ato janë 122.6 milionë leva krahasuar me 2.4 miliardë leva të përcaktuara për vitin.
Rritja më e theksuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar te shpenzimet për pensione për afro 950 milionë leva, për shkak të shtesave të paguara pensionistëve. Më të larta janë edhe kostot shëndetësore të shkaktuara nga pandemia.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..