72% e romëve në vend nuk e dinë se ekziston një ligj i cili ndalon diskriminimin, thuhet në raportin “Diskriminimi ndaj romëve në Kroaci dhe Bullgari”, të zhvilluar nga Qendra “Amalipe” për Bullgarinë. 84% e të anketuarve nuk njohin ndonjë organizatë që ofron mbështetje ose këshilla për njerëzit që kanë vuajtur nga diskriminimi. 86% madje nuk njoftojnë për diskriminim pasi janë përballur me të.
Romët ndihen më të diskriminuar për sa i përket shkollës, punës, kujdesit shëndetësor dhe vendbanimit. Megjithatë, ka një rritje të përqindjes së të rinjve romë që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë. Një aspekt tjetër i segregacionit është infrastruktura dhe transporti i dobët, mungesa e rregulloreve dhe lejeve ligjore për të ndërtuar banesa të denja, njofton “Amalipe”.Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..