Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 50% prej pagës minimale në Bullgari jepet për qira

Foto: arkiv

Bullgaria është ndër pesë vendet anëtare të BE-së ku punëtorët me pagë minimale mbeten me më pak se gjysma e të ardhurave të tyre pasi paguajnë qiranë (vendet e tjera janë Spanja, Luksemburgu, Hungaria dhe Portugalia). Këtë e bëri të ditur Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/, duke iu referuar një studimi të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, të bërë në prag të shqyrtimit të ardhshëm të Direktivës për pagat minimale adekuate në Parlamentin Evropian, njoftoi reporterja Maria Kostova.

Sipas të dhënave të KNSB, pagën minimale - 650 leva / 332 euro / e marrin 500 mijë bullgarë që punojnë. Të ardhurat neto të nevojshme për mbajtjen e një të rrituri që jeton i vetëm në Bullgari janë 1069 leva / 546 euro / në muaj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD