Bullgarët në të ashtuquajturat “Krahina Perëndimore” /rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare/ janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve të treta parlamentare të këtij viti në Bullgari, duke shpresuar për stabilitetin dhe parashikueshmërinë e nevojshme për të gjithë bashkatdhetarët, pavarësisht se ku ndodhen. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Aleksandër Dimitrov, kryetar i Shoqatës Bullgare “Gllas” (“Zëri”) në Bosilegrad, në Serbi, komentoi pritjet e tij për votën në qytet dhe shkallën në të cilën pandemia Covid-19 do të ndikojë në motivimin e bullgarëve për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar:
“Në Bosilegrad kohët e fundit po shtohet numri i të sapo infektuarve me koronavirus. Nga ana tjetër rreth 70% nga popullsia në Bosilegrad është e vaksinuar dhe pritej që situata të qetësohej, por kjo nuk ndodh kaq shpejt. Po vë re dhe një mosrespektim të plotë të masave - në të mbyllur mblidhen grupe të mëdha njerëzish, deri vonë fare kishte dhe dasma. Pandemia do të ndikojë, por pres që njerëzit, të cilët do të votojnë më 14 nëntor të jenë midis 150 dhe 230 veta, saqë ishin në zgjedhjet gjatë muajve prill dhe korrik."
Numri aktual i votuesve me të drejtën e votimit nuk dihet, por Dimitrov është i bindur se ai është të paktën tre herë më i madh se numri i atyre që votojnë. Tradicionalisht zgjedhjet në Bosilegrad kalojnë qetë, pa sinjale për shkelje.
“Po pres që seksionet në Krahinat Perëndimore të jenë 5 - në Novi Sad dhe katër tradicionale në Beograd, Nish, Caribrod dhe Bosilegrad. Të paktën deri tani në asnjë prej tyre nuk është votuar me makinë”, vuri në dukje Aleksandër Dimitrov.
Rastësia që dita e zgjedhjeve të zhvillohet në muajin e zymtë të nëntorit për bullgarët e Periferisë Perëndimore krijon dhe forcon flakën e shpresës tek ata. Ata shpresojnë se përmes përfaqësuesve të rinj popullor, pushteti të kthehet nga një borxhli i komunitetit, në aleatin dhe ndihmësin besnik të tij në sprovat që kalon.
Që të gjitha telashet dhe mossukseset e lidhura me historinë e Krahinave Perëndimore kanë ndodhur gjatë muajit nëntor - thotë Aleksandër Dimitrov. Është gjë e mjerë, se ne i shënojmë përvjetorët, por Sofja zyrtare në çdo mënyrë mundohet të mos të flasë shumë mbi këtë temë. Le të përmendim vetëm se çfarë territori /1545 kilometra katrorë/ dhe sa bullgarë janë shkëputur nga Bullgaria gjatë vitit 1920. Shumë nga njerëzit në këto krahina kanë luftuar për lirinë e tyre, kurse pas kësaj vjen zhgënjimi i tyre, se vendet e tyre të lindjes, tanimë nuk janë pjesë nga atdheu i tyre. Vetëm përfytyroni problemet dhe pasojat, të cilat po i përjetojnë këta njerëz gjatë pak mbi 100 vjetëve të fundit. Prandaj nuk duhet të harrojmë por të rikujtojmë viktimën e tyre.”
Respektimi i masave kundër epidemisë kërkon që në Ditën e sotme të Krahinave Perëndimore përvjetori i ngjarjeve të zymta historike të mos nderohet me praninë fizike të pjesëmarrësve. Por nuk duhet të harrojmë se për shumë bullgarë nga të dyja anët e kufirit shkëputja e rajoneve të Caribrodit, Bosilegradit dhe Strumicës nga Bullgaria, në bazë të Traktatit Neuilly (1919) të nënshkruar në fund të Luftës së Parë Botërore, ndikoi në mënyrë dramatike mbi historinë dhe kujtesën e tyre familjare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkiv, glaspress.rs
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..