Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

110 vjet nga lindja e Josif Cankovit

Foto: arkiv

Me emrin e Josif Cankovit lidhen faqet e para të historisë së të ashtuquajturit "zhanër argëtues" në vendin tonë, skuadrat e para kombëtare (të meshkujve dhe femrave) të basketbollit, pllakat e para të gramafonit të prodhuara në Bullgari. Josif Cankov është një nga themeluesit e Radios Kombëtare Bullgare, një nga kompozitorët më të dashur dhe më të kërkuar në vitet 1930 dhe në fillim të viteve 1940, i cili përjetoi kulmin e tij të dytë si artist në vitet 1960. 

Ai lindi 110 vjet më parë në Ruse, në një familje të pasur. Është marrë me muzikë që në fëmijëri, ka luajtur në piano dhe ka folur disa gjuhë të huaja. Me insistimin e prindërve u diplomua për drejtësi, por që si student kompozoi këngët e para. Ai ka krijuar më shumë se 500 vepra muzikore. 

Me rastin e 100-vjetorit të kompozitorit, këngëtarët e estradës bullgare bënë regjistrime të reja të disa prej hiteve të tij.

Që nga viti 2020 fitoi famë projekti i Velisllav Stojanovit - një trombonist, kompozitor dhe aranzhues i shkëlqyer, nipi i Josif Cankov, i lindur pas vdekjes së gjyshit të tij të famshëm. Velisllav Stojanov tregon se përmes projektit të vet "Takim me gjyshin Jozhi" realizon një lloj takimi me muzikën e doajenit, që është një dokument i bukur i asaj epoke. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Bashkimit në Plovdiv

Bashkimi tregohet në kujdesin për të afërmin dhe kauzat e përbashkëta

Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..

botuar më 24-09-06 6.05.PD

Bullgaria kremton Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër

Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..

botuar më 24-08-28 10.04.PD

Festojmë 90 vjetorin e shenjtërimit të Monumentit të Lirisë në malin Shipka

Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..

botuar më 24-08-26 7.10.PD