Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Mbledhja e diellit" - një metaforë poetike për kohën tonë të sëmurë në të cilën po kërkojmë të vërtetat

Lidija Gëllëbova nga Çekia: Nuk duhet të heshtim, e vërteta është gjithmonë e fortë

Foto: arkiv personal

Ajo është bullgare, por jeton në Republikën Çeke që nga vitet 1990. Ajo nuk ka emigruar, por thjesht kthesat e fatit të saj janë ndërthurur me vorbullën e ndryshimeve socio-politike që ndodhën në atë kohë në Bullgari. Kështu, pa planifikuar një jetë jashtë vendit, Lidjia Gëllëbova ishte detyruar të largohej, e sforcuar nga jeta e pasigurt dhe mungesa e punës së përhershme. U nis për në Pragën e bukur, por edhe atje vazhdoi të ëndërronte shumë kohë vështirësitë në punën e saj dhe luftën për drejtësi, të cilat i kishte lënë në Bullgari. Më shumë se 20 vite jashtë shtetit, Lidija Gëllëbova nuk ndalon së menduari për shtëpinë e vjetër dhe të afërmit e saj, të cilët e bëjnë të kthehet gjithnjë e më shpesh në vendlindje. Në moshën e rritur filloi të shkruajë poezi dhe prozë, plot emocione, nostalgji dhe kujtime të fëmijërisë, dashurisë së parë dhe gjithçkaje tjetër të mbetur këtu dhe të humbur përgjithmonë.

Lidija Gëllëbova u kthye në Bullgari për të prezantuar librin e saj më të fundit me poezi, në të cilin sikurse ndihet një dhimbje edhe më e fortë për shkak të pandemisë. "Titulli është elokuent - "Mbledhja e diellit" - është një metaforë për shpirtin, për jetën. Kush do të mendonte të mblidhte diçka? Padyshim ai që ka vënë re se diçka është thyer? ”- thotë botuesja Ana Bojanova:

Lidija nuk është e vetmja autore dhe njeri që rimëkëmbet pasi ka përjetuar dhimbje. Nëpërmjet librit ajo mbledh shpirtin e saj, të kaluarën e saj, mbledh mozaikun e jetës së saj”.

Lidija Gëllëbova ka mbaruar për Filologji Bullgare në Universitetin e Sofjes. Gjithmonë ka ndier respekt ndaj fjalëve dhe ka punuar me vëmendje me to si skenariste në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe si redaktore në programin “Horizonti” të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/. Këtu ajo mësoi gjëra të vlefshme për veten dhe profesionin e saj dhe ndihet krenare për intervistat e saj të lëna në "Fondin e Artë" të BNR-së. “E shkrova “Mbledhja e diellit” ndërsa isha në karantinë”, thotë Lidija Gëllëbova.

Nuk duhet të heshtim në asnjë rrethanë, sidomos njerëzit të cilët mund t’i përdorin mirë fjalët. Duhet pasur kujdes me fjalët, sepse marrëzitë dhe gënjeshtrat janë të barabarta me krim. E vërteta është gjithmonë e fortë. Kur një person ndihet i pambrojtur ose i lënduar, shkrimi është një mënyrë për të ruajtur veten. Komunikimi është shpëtimi. Unë mendoj për mbylljen gjatë pandemisë dhe e pranoj si një metaforë - tani është e vështirë të marrim frymë, është vështirë të flasim me maskë, kështu që duhet të mendojmë se çfarë marrim frymë dhe për çfarë flasim."

Bashkatdhetaria jonë prej vitesh punon si kuratore në Galerinë Kombëtare në Pragë. Ajo thotë se puna i jep shumë sepse ky qytet evropian pasuron kulturën njerëzore me historinë e tij të pasur, muzetë dhe galeritë e shumta. “Unë mbetem bullgare në shpirt dhe së shpejti do të kthehem për të jetuar përgjithmonë në atdheun tim” – thotë Lidija Gëllëbova.

“Le të respektojmë më shumë qytetin në të cilin jetojmë dhe ta mbajmë të pastër, dua që kjo të ndryshojë në vendin tonë. Çekët e duan shumë Pragën. Kjo nuk do të thotë se ne bullgarët nuk jemi krenarë për kryeqytetin tonë, por nuk jemi mësuar të rregullojmë e pastrojmë shtëpinë tona. Duhet të mësohemi të mbajmë pastërti, të jashtëm dhe shpirtëror, nga kjo varet dhe standardi ynë i jetesës. Do të doja të bënim gjithçka me dëshirë, dashuri dhe besim tek njëri-tjetri, sepse po shoh se si humbasim komunikimin njerëzor me tjetrin. Por unë jam optimiste, sepse në Bullgari vijnë gjenerata të reja që udhëtojnë, nuk kanë komplekse inferioriteti, ka shumë bullgarë eruditë dhe inteligjentë. Na pret një e ardhme e mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miljo Balltov (1871 - 1951)

Miljo Balltov pikturoi “engjëllin më të gjallë” në kishat e trojeve tona

Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..

botuar më 25-03-15 9.25.PD
Artistët për fëmijë

Kinemaja bullgare në fokus në edicionin e 29-të të Sofia Film Fest-it Ndërkombëtar

"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..

botuar më 25-03-13 2.36.MD

Qytetet e festivalit nga Evropa ndajnë përvojën në një forum të specializuar në Sofje

Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..

botuar më 25-03-13 6.10.PD