Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos. Transmetimi i gazit u pezullua për shkak të një aksidenti tubacioni më 1 nëntor.
Ambasada ruse në Sofje konfirmoi se Gazprom ka rritur furnizimin me gaz me çmime më të mira me kërkesë të qeverisë bullgare. Sipas njoftimit, në nëntor çmimi i gazit për Bullgarinë ka rënë në 46,55 euro për MWh, që është rreth gjysma e çmimit mesatar për Evropën. Kompania ruse thekson se i përmbush në mënyrë perfekte të gjitha detyrimet e saj ndaj konsumatorëve bullgarë dhe klientët në BE.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..