190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik në Pomorie "Zogjtë - lajmëtarë qiellorë apo çfarë?". Ndër eksponatet më të vlefshme është një zog i vogël me një sqep masiv nga mijëvjeçari i 5-të para Krishtit.
Kompleksi arkitekturor dhe parku "Pallati" në Balchik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1938). Ajo e quan atë me emrin turk "Tenha Yuva", që do të thotë "Foleja e vetmuar". Sot njihet më shumë si "Foleja e heshtur".
Mbretëresha e vizitoi qytetin për herë të parë në vitin 1921 në shoqërinë e djalit të saj Princit Nikolla dhe u mahnit aq shumë nga bukuria e gjirit sa që në vitin 1924 filloi ndërtimi i rezidencës së saj.Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..