Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Notari ynë Antëni Ivanov arrin në gjysmëfinalet e Evropës

Antëni Ivanov
Foto: bgswim.com

Antëni Ivanov theu rekordin kombëtar dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e notimit flutur në 100 metra në Kampionatin Evropian të Notimit në Pishina të Vogla në Kazan, Rusi. Notari bullgar përfundoi me kohën e 12-të prej 50.73 sekondash në seri dhe gjeti një vend në mesin e 16 gjysmëfinalistëve të disiplinës.

Me këtë arritje Antëni Ivanov theu me pothuajse një sekondë rekordin kombëtar - 51.70, të cilin ai e vendosi tre vjet më parë në Sofje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Stoiçkov bëhet ambasadori i parë i turizmit sportiv pranë OKB-së

Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..

botuar më 25-02-26 4.18.MD

Karllos Nasar u zgjodh sportisti №1 i Bullgarisë

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..

botuar më 25-02-25 9.21.PD

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD