Certifikata e gjelbër nuk shkel të drejtat e punës të njerëzve, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i çështjeve sociale Gëlëb Donev.
Ai theksoi se vendosja e kufizimeve në kushtet e pandemisë është e lejueshme që të ruhet shëndeti dhe jeta e popullsisë. Këtë e vërtetojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë Administrative Bullgare.
Donev rikujtoi se punëdhënësit nuk kanë të drejtën të detyrojnë punëtorët të vaksinohen. Ata që nuk duan mund të testohen. Punëdhënësit kanë të drejtën të marrin teste antigjene falas. Çmimi i kampionimit është 5 euro për një test, por mund të kursehet nëse punëdhënësi siguron një punonjës të vet mjekësor, shpjegoi zëvendëskryeministri.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..