Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia i detyroi shumë bullgarë të kthehen dhe pakësoi fondet e dërguara në shtëpi

Foto: pixabay

Një rënie e mprehtë e fondeve të dërguara nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare. Për 7 muajt që nga fillimi i vitit, ekonomitë shtëpiake bullgare të ndihmuara me fondet e të afërmve nga jashtë, kanë marrë 98 milionë euro. Pandemia nga Covid-19, e cila po vazhdon afro 2 vjet, ka një ndikim të ndjeshëm mbi të ardhurat në buxhetet e familjes, jo vetëm tek ne, por dhe jashtë, meqenëse gjatë vitit 2019, nga jashtë drejt vendit tonë janë dërguar mbi 1 miliardë euro. Për të qenë në gjendje të kuptoni qartë vlerën e numrave të përmendur, është e nevojshme t'i përgjigjemi disa pyetjeve të rëndësishme. E pikërisht, cili është roli  i fondeve të dërguara nga jashtë për ekonominë bullgare dhe cilat janë mundësitë për të kompensuar mungesën e tyre?

Në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad, ekonomisti Adrian Nikollov komenton se, fondet e dërguara nga jashtë nuk duhet të llogariten bashkë me ato, të investuar si investim i huaj direkt. Një mashtrim i tillë ekziston në mendjet e shumë njerëzve, por e vërteta është e ndryshme:

Adrian Nikollov

“Paratë e emigrantëve luajnë rolin e të ardhurave shtesë për shumë ekonomi shtëpiake, më në veçanti më të varfrit. Më shpesh harxhohen për ushqim, karburant, nganjëherë dhe për meremetime. Në këtë kuptim ngushtimi i tyre nuk është kaq një goditje mbi ekonominë, sesa mbi buxhetet e ekonomive shtëpiake.”

Kompensimi i të ashtuquajturave “para të emigrantëve” është vështirë e arritshme mendon Nikollov:

“Ajo e cila mundet të rastisë është që familjet, të cilat janë mbështetur në të ardhura të tilla deri tani  t’i drejtohen sistemit shoqëror, duke përfituar nga subvencionet e ngrohjes dhe masat e tjera të mbrojtjes sociale. ”


Një nga shkaqet për uljen e madhe dhe të menjëhershme të fondeve të dërguara tek ne është pandemia nga Covid-19, e cila i detyroi shumë nga bashkatdhetarët tanë që të kthehen. Por, ata nga ana tjetër përfaqësojnë një burim pune nga i cili mund të përfitojë tregu i punës. Por, duhet të kihet parasysh se mjeshtëritë dhe potenciali për punë i emigrantëve tanë është i ndryshëm. Mes tyre ka dhe të tillë, të cilët nuk janë realizuar jashtëzakonisht mirë në profesionet e tyre, kanë një standard të mirë, por dhe njerëz, mjeshtëritë e të cilëve lejojnë punë në prodhime të vogla ose në sferën e shërbimeve. Por asnjë prej tyre nuk duhet të perceptohet si një pjesëmarrës i sigurt në tregun e punës tek ne, meqenëse dobësimi i masave anti-covid në vendet evropiane së shpejti mund t'i bëjë ata të largohen përsëri, paralajmërojnë analistët.

Të dhënat shqetësuese të Bankës Popullore Bullgare duhet të na bëjnë të mendojmë dhe për kulturën tonë financiare. Paraqitjet e saj janë të lidhura si me mundësinë në mënyrë të arsyetuar të  shpërndajmë të ardhurat tona mujore, kështu dhe me aftësinë të drejtojmë kursimet tona, të grumbulluara në të kaluarën. Në një intervistë për BNR-“Hristo Botev” ekonomisti Stojne Vasilev vuri në dukje se, bullgarit nuk i pëlqen që të rrezikojë, dhe jo pa bazë:

Stojne Vasilev

“Frikët financiare janë të lidhura më tepër me të kaluarën - me hiper inflacionin nga viti 1996, falimentimin e Bankës Korporative Tregtare gjatë vitit 2014” -komenton ekonomisti Stojne Vasilev.

Sipas ekonomistit, nëse ripohohen pritjet se inflacioni do të vazhdojë gjatë 2,3 ose më shumë viteve dhe nëse është me vlerë rreth 5% për vit, është e mundur që kursimet tona të mbeten të njëjta, por me to të mund të blejmë 20% më pak mallra ose shërbime, prej të cilave kemi nevojë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR, BGNES, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD