Kombëtarja bullgare fitoi dy medalje ari dhe dy bronzi në Kampionatin Evropian të Boksit për të rinj në Budva të Malit të Zi.
Në krye të shkallës së nderit u ngjitën Radosllav Rosenov në kategorinë deri në 60 kg dhe Uiljam Çollov deri në 75 kg. Daniell Kirillov deri në 57 kg dhe Kirill Borisov në kategorinë më të rëndë +92 kg fituan bronz.
Kampionati përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për boksierët e rinj bullgarë. Por Rosenov fitoi titullin pasi gjyqtarët fillimisht e dëmtuan në ndeshjen me Aleksej Shendrik. Rezultati i ndeshjes ishte në favor të rusit, por selia vendase paraqiti një kontestim, i cili u respektua dhe ndryshoi zhvillimin e ndeshjes.Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në..