Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul që gazi dhe energjia bërthamore të njihen si të qëndrueshme

Presidenti Radev
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë Francën, do të insistojnë urgjentisht që energjia bërthamore dhe prodhimi i energjisë bërthamore nga gazi natyror të njihen dhe të përfshihen në listën e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme mjedisore. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bruksel para mbledhjes së Këshillit Evropian, një ndër temat e së cilës është energjia.

"Në Bullgari ne po shpresojmë tek sektori ynë bërthamor si një burim kryesor i energjisë së lirë dhe të besueshme," tha Radev.

Ai theksoi se vendi ynë mbështet kalimin në një ekonomi neutrale ndaj klimës, por një ulje drastike e emetimeve për të do të përshpejtojë procesin e mbylljes së kapaciteteve bazë tradicionale, pa gatishmëri për t'i zëvendësuar ato me teknologji të reja moderne. Në këtë drejtim, Bullgaria është për uljen e çmimeve të emetimit të gazrave serrë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD