Manastiri “Shën Dhimitër Basarabovski” ndodhet në shkëmbinjtë afër lumit Rusenski Lom në tokat e fshatit Basarbovo. Sot ky është i vetmi manastir shkëmbor aktiv në vendin tonë. Ai ka funksionuar gjatë shekujve të kaluar, së bashku me manastiret shkëmbore aty pranë, pranë fshatit Ivanovo, të vendosura, si ai, përgjatë lumit, duke formuar një luginë të bukur.
Manastiri shkëmbor i Basarbovos daton në Mbretërinë e Dytë Bullgare /shekulli XII-XIV /, por për herë të parë emri i tij përmendet në regjistrin osman të taksave nga viti 1431. Banori më i njohur i manastirit është Shën Dhimitër Basarbovski që ka lindur në vitin 1685 në fshatin Basarbovo.
Sot manastiri është një qendër tërheqëse për turistët. Rruga që të çon deri në manastir kalon nëpër një oborr të bukur plot gjelbërim dhe përfundon në një pus të gërmuar personalisht nga Shën Dhimitri. Vendasit besojnë se uji në pus është shërues.
Më shumë për të kaluarën dhe të tashmen e Manastirit të Basarbovos do të mësoni nga botimi "Ai, i cili ka shpellë, do të shpëtohet" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..