Ministri i Transportit Hristo Aleksiev pranoi në emër të Bullgarisë mandatin e presidencës së nismës TRACECA për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Evropë - Kaukaz - Azi.
“Prioritetet tona kryesore janë heqja e barrierave institucionale dhe ligjore për transportin dhe tregtinë ndërkombëtare; zhvillimi i sektorëve hekurudhor dhe automobilistik, lidhjet hekurudhore dhe trageteve; rrugët detare dhe transporti multimodal përgjatë korridorit Lindje-Perëndim”, tha Aleksiev në ceremoni.
Modernizimi i lidhjeve transportuese me Turqinë dhe porteve Varna dhe Burgas janë të rëndësishme për palën bullgare në kuadrin e iniciativës TRACECA, theksoi ministri.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..