Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mandrica – i vetmi fshat shqiptar në Bullgari

Foto: arkiv

Mandrica është një fshat në Rodopet Lindore, i cili ndodhet në bregun e djathtë të Bjalla Reka /Lumi i Bardhë/, 19 kilometra në jug të qytetit Ivajllovgrad, shumë afër kufirit bullgaro-grek. Sipas legjendës, fshati u themelua në vitin 1636 nga tre vëllezër të krishterë shqiptarë që ishin blegtorë dhe vinin nga fshati Vithkuq afër Korçës. Ata siguronin ushqim për ushtrinë osmane dhe për këtë shkak autoritetet i lejuan ata për të zgjedhur tokën ku të banojnë, duke i liruar nga pagimi i taksave. Supozohet se shumica e shqiptarëve janë vendosur në Mandricë më vonë ose në fund të shekullit të 18-të. Ky është i vetmi fshat shqiptar në Bullgari ku ende flitet një gjuhë arkaike shqipe.

Sot Mandrica është e shkretë dhe e shpopulluar. Por gjatë muajve të verës këtu mbërrijnë turistë për të eksploruar fshatin dhe për t'u zhytur në të kaluarën e tij. Në Mandricë ruhen shtëpi të vjetra të mëdha trekatëshe prej qerpiçi dhe tullash të ndërtuara në stilin e rilindjes bullgare, me tavane të gdhendura, ballkone të punuara me hekur dhe kolonada. Po të doni të mësoni më shumë hollësi për këtë kënd të bukur të Bullgarisë, lexoni artikullin tonë "Mandrica – i vetmi fshat autentik shqiptar në Bullgari e fton botën për vizitë" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..

botuar më 24-12-05 6.05.PD
Shën Varvara

Nderojmë Shën Varvarën, festa njihet edhe si Krishtlindjet e Grave

Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..

botuar më 24-12-04 6.15.PD

Kremtojmë Shën Andrea i Parëthirruri, i konsideruar si mbrojtësi i bullgarëve të lashtë

Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..

botuar më 24-11-30 5.45.PD