Tregu i punës në Bullgari ka ndryshuar shumë shpejt në dy vitet e fundit dhe nuk ka më vend për plane dhe strategji afatgjata. Gjithnjë e më e vështirë bëhet për biznesin të gjejë kuadro të kualifikuara me potencial për zhvillim dhe shprehi të krijuara të punës. Shkaqet për këtë mungesë akute të krahut të punës në këtë rast nuk janë pasojat e krizës së Covidit, por të shpopullimit të madh dhe plakjes së përhershme të popullsisë në Bullgari. Mungesa e stafit mund të çojë në një ngadalësim në të gjithë ekonominë në vendin tonë, prandaj nevojiten masa vendimtare për të dhënë një rezultat të shpejtë dhe të dukshëm në 6 muajt e ardhshëm. Ky është mendimi i kompanive kryesore punëdhënëse në vendin tonë, partnerë të Konfederatës Bullgare të Punësimit. Organizata joqeveritare ekziston që nga viti 2014 dhe bashkon kompani bullgare në sferën e HR shërbimeve.
Një sondazh i fundit jep qartazi për tendencat e tregut të punës tek ne. Konfederata Bullgare e Punësimit pyeti 826 punëdhënës prej 5 rajoneve në 12 sektorë industrial në Bullgari, nëse planifikojnë të shtojnë fuqinë punëtore në 6 muajt e ardhshëm ose ta zvogëlojnë atë.
Nga studimi ynë bëhet e qartë se 71% e punëdhënësve nuk mund të gjejnë njerëz për vendet vakante që kanë. Kjo përqindje vetëm përpara 9 vjetëve qe 42 - përgjithëson Nadja Vasileva, kryetare e Konfederatës Bullgare të Punësimit. Natyrisht që gjërat nuk ka sesi të rregullohen, nëse do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Por shkaku nuk është vetëm tek pandemia, struktura demografike nuk ka sesi të kthehet. Ky trend i rënies dhe plakjes së popullsisë nuk ndihmon, nuk ka kuadro të rinj që mund të ngarkojnë tregun e punës. Nëse e vërejmë statistikën, pavarësisht nëse jemi në kushte pandemie apo jo, shikojmë senë mënyrë fare të qëndrueshme popullsia e Bullgarisë po tretet. Në mënyrë kategorike mund të pohohet se ne në Bullgari po tretemi me nga 6 persona për një orë /12 vdesin dhe 6 lindin/. Duket qartazi se duhet të kërkohet zgjidhje - të drejtohemi ndaj importit të synuar të specialistëve të nevojshëm prej të cilëve ka nevojë tregu. Më rëndësi është që të bëhet një llogari më e detajuar, të pyeten të gjithë punëdhënësit se prej çfarë kanë nevojë tani dhe për çfarë pas një viti”.
Papunësia është një përqindje jashtëzakonisht e ulët në këtë moment -nën 5%, kurse ky fakt nuk premton se do të mundet në mënyrë adekuate t’i përgjigjet urisë për kuadro të rinj në kompanitë. Aktualisht më të kërkuarit janë punëtorët e prodhimit, por ata gjenden gjithnjë e më vështirë - ankohen punëdhënësit. Në vend të dytë mungojnë specialistët në tregti dhe logjistikë të ndjekur nga njerëzit e kualifikuar, të cilët zotërojnë gjuhë të huaja dhe janë në gjendje t'u shërbejnë klientëve të huaj në vendin tonë. Tanimë në vend të 4 renditet nevoja prej inxhinierëve dhe njerëzve për IT sektorin dhe në vend të 5 janë specialistët në fushën e burimeve njerëzore nga të cilët ka ende mungesë në tregun e punës.
“Përgjegjësi dhe disiplinë janë cilësitë të cilat u mungojnë pjesës më të madhe të njerëzve të rinj në tregun e punës. Përshtatje, tolerancë, elasticitet ndaj stresit, kolektivizëm, iniciativë, zgjidhje të problemeve në kompleks, gatishmëri për të fituar njohuri të reja dhe kuriozitet. Këto dy cilësi të fundit janë më të rëndësishme nëse duam që të kemi një siguri në të ardhmen.”
Del se ka studime shumë të pakta sa i përket profilit të atyre që kërkojnë punë në Bullgari. “Zëri i tyre dëgjohet shumë rrallë. Së shpejti do të bëjmë një studim të tillë” - saktëson kryetarja e Konfederatës Bullgare të Punësimit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..