Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dhëna të trishtueshme për infeksione dhe vdekje të reja nga Covid-19

Foto: arkiv

4979 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar. Kjo është 18.6për qind e 26 780 testeve të kryera, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të infektuarve të rinj është më i larti për valën e katërt pandemike në vend. 84.23 për qind e të infektuarve të rinj nuk ishin të vaksinuar.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 63 241. Në spital u shtruan 6 258 pacientë. 537 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 1251 pacientë të pranuar në spitale, 89.21 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar.

Në 24 orët e fundit, 214 njerëz me Covid të konfirmuar vdiqën. 95 për qind e tyre ishin të pavaksinuar. Numri i të vdekurve është gjithashtu më i larti për valën e katërt të pandemisë. Raportohen 2009 të shëruar.

6201 vaksina u dhanë të hënën. Janë 1 388 405 persona me imunizim të plotë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sanja Bozhinovska

Edhe një ministër maqedonas doli të kishte pasaportë bullgare

Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..

botuar më 24-07-02 10.28.PD

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD