1000 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas portalit coronavirus.bg. 17.59% janë mostrat pozitive nga 5683 testet e kryera. 86.6 për qind e personave të sapo infektuar janë të pavaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar tejkalon 60 000 dhe tani është 60 485. Kjo ndikon në numrin e të shtruarve në spitale. Ata janë zakonisht 10 për qind e të sëmurëve aktivë. Janë 6704 pacientë në spitale. 512 persona të infektuar janë në terapi intensive. 167 janë të sapoardhurit në spitale. 88.62% e tyre nuk janë vaksinuar.
Në 24 orët e fundit 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. Mbi 95% prej të vdekurve nuk kishin imunizim. 504 u shëruan.
1 791 vaksina u dhanë të dielën. 1 384 919 persona janë imunizuar deri tani. Tashmë ka 7980 njerëz me një dozë përforcuese.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..