Një koncert i grupeve folklorike bullgare dhe i solistëve është i përfshirë në programin shoqërues të Festivalit të Kombeve (Festival de las Naciones) në Sevilla të Spanjës. Në vazhdim të pak më shumë se dy muajve (25.09-01.11) festivali paraqet muzikë botërore, folklor, xhaz, valle tradicionale si dhe tradita kulinare të popujve të ndryshëm nëpër botë. Koncerti bullgar është më 17 tetor dhe do të prezantojë një folklor bullgar të këngëve dhe valleve të interpretuar nga bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Spanjë.
“Organizimin e kësaj paraqitjeje duhej ta bëjmë në afate fare të shkurtra, meqenëse ekipi i festivalit gjeti vend në programin për ne përpara rreth dy javëve. E gjithë kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën dhe kontributin e madh si dhe të ndihmës financiare nga ana e Ambasadës së Bullgarisë në Spanjë dhe të Konsullatës sonë në Sevilla” - tha Mariella Dimitrova, kryetare e Shoqatës Kulturore Bullgaro-Spanjolle (Asociación Cultural Búlgara-Española en Sevilla), e krijuar gjatë prillit të vitit 2021. Mariella është nga qyteti Orjahovo dhe jeton në Spanjë prej 14 vjetëve, punon në bashkinë e qytetit Sevilla, ku merret dhe me një pjesë nga veprimtaritë kulturore. Shoqata Kulturore Bullgaro-Spanjolle është organizata e parë e ngjashme në Sevilla. Në fillim mblidhen rreth 15 veta, kurse tani janë disa herë më shumë.
“E krijuam shoqatën tonë, që të mësojmë dhe të prezantojmë çdo gjë e cila është e lidhur me të dyja kulturat - tregon Mariella. Në shoqatë anëtarësojnë bullgarë dhe spanjoll, të cilët ndajnë dijet e tyre në fushën e folklorit, traditave dhe gastronomisë . Ideja është që të ndërtohet një urë e natyrshme midis Spanjës dhe Bullgarisë përmes bashkëpunimit në drejtime të ndryshme. Jemi shumë të lumtur, se do të ketë një mbrëmje bullgare në festivalin në Sevilla.
Me bukurinë e veshjes popullore bullgare do të shtojmë një ngjyrim edhe më të madh ndaj festivalit tradicional, i cili zhvillohet për herë të 27. Edhe pse larg nga atdheu, duam të ndajmë paraqitjet dhe shfaqjet tona, të jemi bashkë - aty, në valle, ku rritmi na çon në një rreth, bashkë me diellin. Kjo është një mundësi dhe për bashkatdhetarët tanë të shijojnë artin tonë popullor jashtë kufijve të Bullgarisë. Bashkohemi për këtë ditë - disa shoqata, formacione folklorike, shkolla bullgare. Në po këtë mbrëmje do të shpallim dhe tubime të ardhshme, projekte dhe iniciativa.”
Mes pjesëmarrësve është Radka Gançeva - këngëtare folklorike amatore nga Dobruxha, e cila jeton në Madrid prej viteve të gjata. Radka është një pjesëmarrëse e vazhdueshme në festat bullgare, të organizuara në kryeqytetin spanjoll. Kurse përpara disa vjetëve ajo krijoi formacionin BG folk ritmos Madrid, i cili do të paraqitet në Sevilla. “Kudo që të jemi nëpër botë, ne duhet të jemi ambasadorë të folklorit bullgar”- është e bindur Radka, e cila prezanton dhe pjesëmarrësit e tjerë në koncertin e ardhshëm:
“Gëzohem jashtëzakonisht shumë, se kam mundësinë të popullarizoj traditat dhe zakonet tona këtu, në Spanjë. I pëlqej shumë që të gjitha këngët popullore, por ato nga krahina e Dobruxhës “i kam në zemër”. Në forumin në Sevilla do të marrë pjesë dhe formacioni “Zemra Bullgare” nga Mallaga, si dhe grupe nga Almeria, Segovia, formacioni ynë nga Madridi e të tjerë. Jam shumë e emocionuar dhe me një padurim të madh po pres koncertin ditën e diel, që të tregojmë trashëgiminë folklorike bullgare në skenën në Andaluzi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BG folk ritmos Madrid, Facebook /Mariella Dimitrova, Radka Gançeva
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..