Projekti “TheMayor.EU–Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët” u bë mbajtësi bullgar i Çmimit për qytetar evropian 2021. Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian për kontribut në promovimin e mirëkuptimit dhe integrimit të mirë midis qytetarëve nga vende të ndryshme në Bashkimin Evropian.
Gjatë vitit 2017 shoqata “Euro Advance Association” i vë vetes qëllime tepër ambicioze - përmes hapësirës së saj në internet të përmirësojë mirëkuptimin midis qytetarëve, autoriteteve lokale, dhe institucioneve evropiane, të stimulojë këmbimin e praktikave të mira midis autoriteteve në Kontinentin e Vjetër, t’i bëjë më të dukshme përpjekjet për një drejtim transparent të qyteteve dhe të risë besimin në organet, përgjegjëse për marrjen e vendimeve. Kështu për katër vjet në “TheMayor.EU –Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët” arrin të ndajë qindra histori të projekteve të suksesshme dhe tregon mijëra shembuj sesi rajonet evropiane gjejnë zgjidhje konstruktive sa u përket ndryshimeve të klimës, ndotjes, shpopullimit, prapambetjes teknologjike, ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
“Portali është i krijuar me qëllim të promovojë disa nga vlerat më të rëndësishme - transparencë dhe drejtim të mirë - sqaron Asenija Dimitrova, menaxhere e projekteve në shoqatë. Ai i jep mundësi çdo një bashkie lirisht të ndajë në hapësirën tonë online lajmet e mira, idetë dhe projektet, të cilat janë të lidhura me mënyrën në bazë të së cilës drejtohet. Kështu ajo mund jo vetëm të tregojë përgjegjësi dhe llogaridhënie përpara qytetarëve të vet, por dhe t’i stimulojë qytetet e tjera dhe autoritetet vendase në Evropë të bëjnë të njëjtën gjë.
Situata në të cilën janë të vëna qytetet evropiane, i stimulon për të marrë një qasje krijuese për gjetjen e zgjidhjeve, pasi shpërdorimi i shpenzimeve publike nuk shihet askund me sy të mirë.
“Bashkitë evropiane si rregull punojnë me buxhete të kufizuara dhe me burime të kufizuara të energjisë - thotë akoma Asenija Dimitrova. Pavarësisht nga kjo ndaj tyre pritjet nga ana e qytetarëve janë të mëdha në sfera, të cilat mundin të shikohen dhe në portal - qytet i zgjuar, qytet i gjelbër, qytet social. Mbase kategoria më atraktive për ne është e lidhur me zhvillimin inteligjent të qëndrueshëm përmes zgjidhjeve teknologjike. Në Bullgari, mjerisht, gjërat ndodhin shumë ngadalë, por gjithsesi ka një vështrim ndaj Evropës dhe mendojmë se me iniciativa si kjo e jona dhe me zhvillimin e saj në kohë, ky proces do të bëhet gjithnjë e më aktiv.”
Çfarë zgjidhjesh inovative mund të sugjerojnë qytetet evropian dhe a është gjithmonë çështje parash zbatimi i tyre?
“Më tepër është çështje e këmbimit të ideve dhe të praktikave të mira - përgjigjet eurodeputetja bullgare Cvetelina Penkova. Kur flasim për një tip të tillë projektesh të përgjithshme evropiane, është mirë të shikojmë drejt një investimi afatgjatë, i cili nuk matet vetëm me para. Kuptohet se ato janë të rëndësishme dhe të domosdoshme, por nganjëherë këmbimi i pastër i ideve - madje dhe rrjeti i kontakteve, i cili po krijohet, mund të jetë mjaft më i rëndësishëm për realizimin e një projekti.
Për një bashkëpunim aktiv midis qytetarëve dhe autoriteteve tona vendase është akoma shumë herë që të flitet. “Më tepër po lehtësohet dialogu”, sqaron Asenija Dimitrova. Po lehtësohet dhe mundësia që qytetarët të thonë – ja, përderisa ky projekt mund të realizohet në qytetin evropian X, është e mundur që të ndodhë dhe tek ne. Përse atëherë të mos e kërkoj nga qeveria ime lokale? Pikërisht këtë bashkëpunim po mundohet që ta provokojë “TheMayor.EU –Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: themayor.eu, Facebook /Cvetelina Penkova
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..