Një muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i tanishëm Rumen Radev është në krye të garës me 42.6%, i ndjekur nga Prof. Anastas Gerxhikov, i mbështetur nga GERB me 28.1% dhe Llozan Panov me 8.2%, i cili përkrahet nga Bullgaria Demokratike.
Këtë e tregojnë të dhënat e sondazhit sociologjik të "Alpha Research", të kryer midis 4 dhe 10 tetorit me mjete të veta.
Sa i përket votimit të ardhshëm parlamentar, tani për tani GERB është në krye me 23.1%. Pas ish-partisë në pushtet renditet Partia Socialiste Bullgare - BSP (16.8%) dhe partia e re "Po e vazhdojmë ndryshimin" (15.9%). Në vend të katërt është "Bullgaria Demokratike" me 10.9%, ndjekur nga "Ka një popull të tillë" (ITN) me 10.4% dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 9.3%. Sipas Alpha Research, ka pak të ngjarë që ndonjë parti tjetër të kapërcejë pengesën prej katër përqind. Kështu, jashtë parlamentit do të mbetet “Ngrihu, BG! Ne po vijmë! ".Stërvitja e zhytjes "Triton 2024" е Forcave Ushtarake Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare filloi në kryeqytetin tonë detar, njoftoi BNT. Ajo po mbahet në zonën e bazës detare të Varnës dhe në detin tonë territorial për të katërtin vit radhazi me..
Në Sofje, organet e rendit publik zbuluan një grup për trafikimin e emigrantëve nga kryeqyteti në fshatrat kufitare në rrethin e Vidinit, njoftoi zyra e Prokurorisë. Dy persona janë arrestuar dhe kanë pranuar se e kanë bërë krimin. Ata kanë..
E rëndësishme është që Bullgaria të dalë nga ngërçi - kështu e komentoi ecurinë e negociatave për formimin e qeverisë nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo bëri thirrje që të pritet fundi i tyre, duke parë një mundësi që më shumë palë t'i përgjigjen..
Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar..
NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale..