Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon financim të gjelbër për energjinë bërthamore në BE

Foto: arkiv

Franca, Bullgaria dhe 8 vende të tjera të BE -së po dalin me një nismë të përbashkët në mbështetje të energjisë bërthamore, bëri të ditur agjencia AFP. Ajo do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale dhe "do të mbrojë konsumatorët evropianë nga luhatjet e çmimeve", nënvizojnë 10 vendet në një artikull të përbashkët të botuar në mediat evropiane. Deklarata është nënshkruar nga ministra të vendeve përkatëse. Përveç Francës dhe Bullgarisë, apeli u nënshkrua nga përfaqësues të Rumanisë, Republikës Çeke, Finlandës, Sllovakisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Hungarisë.

Komisioni Evropian ende nuk ka vendosur nëse energjia bërthamore dhe gazi natyror duhet të përfshihen në listën e burimeve të energjisë për financim të gjelbër të BE -së, të cilat janë të favorshme për mjedisin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD