Starti i distancës klasike prej 42.195 kilometra do t’i japë fillim maratonës tradicionale të Sofjes - Wizz Air Sofja maratonë. Për pjesëmarrje në edicionin e 38 të garës më masive sportive tek ne janë regjistruar afro 2500 vrapues prej mbi 30 shteteve. Ata do të matin forca në tre disiplina - 42.195kilometra, 21 kilometra dhe 10 kilometra. 25 janë maratonistët elitar nga Kenia, Maroku, Etiopia, Turqia, Ukraina, të cilët do të startojnë në distancën klasike.
Fillimi është më 10 tetor, në orën 9.30 në sheshin “Princi Aleksandër I”, përpara Galerisë Kombëtare Artistike.
Organizatorët saktësojnë se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një nisje në masë në distancën e shkurtër, por vetëm në 10 kilometra, 21 kilometra dhe 42.195 kilometra. Fondi i përgjithshëm i çmimeve është afro 80 000 leva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..