Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sliven hyri në zonën e kuqe Covid

Foto: EPA/BGNES

Rajoni Sliven hyri në zonën e kuqe të errët të vendit. Incidenca mesatare është 508 njerëz për 100 000 banorë, sipas Shtabit Rajonal të Krizave. Nesër pritet një takim i jashtëzakonshëm i shtabit, në të cilin do të miratohen masat shtesë kundër epidemisë, njoftoi korrespondenti ynë Stojan Radev. Për momentin më shumë se 2 300 banorë të rrethit janë nën karantinë si të sëmurë, ose si persona që kanë qenë në kontakt me të sëmurë në rreth. 213 persona u shtruan në spital.

Sipas ekspertëve, një problem në Bullgari është sëmundshmëria "e fshehur". Ka një rritje të fëmijëve të vegjël të infektuar, të nxënësve dhe të banorëve në azilet në vend. Ekspertët e konsiderojnë mbulimin e ulët të vaksinimit në Bullgari si arsyen kryesore për rritjen e incidencës së Covid-19.

"Aktualisht sëmuren kryesisht ata që nuk janë të imunizuar! Shumë pak janë ata që kanë filluar ose përfunduar imunizimin dhe shumë pak janë ata që dikur kanë qenë të sëmurë," - tha drejtoresha e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë - Jamboll - Radostina Kallçeva, tranemstoi korrespondentja jonë Daniella Kostova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD