Në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – www.bnr.bg, tashmë mund të dëgjohet audio programi i informacionit “Bullgaria sot” në: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht, realizuar nga Radio Bullgaria.
Radioja Kombëtare Bullgare rivendos programet e veta në gjuhë të huaja pas një pauze prej 5 vjetësh. Ndryshimi përkon me 85 vjetorin e transmetimeve të para për jashtë, të cilin Radio Bullgaria e shënon në vitin 2021.
Programi i ri i informacionit i Radio Bullgarisë përgjithëson lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid, paraqet destinacione interesante turistike, njeh auditorin me mënyrën e jetesës, kulturën dhe historinë e vendit. Çdo program përfundon me rubrikën “Kënga e ditës”, e cila u jep mundësi auditorit shumëmijësh të Radio Bullgarisë anë e mbanë botës të dëgjojë hite aktuale bullgare pop dhe rok, kryevepra folklorike, krijime klasike dhe xhaz...
Fillimi i programeve të gjuhëve të huaja është pjesë e fushatës së BNR-s “Dëgjo Bullgarinë” - për të prezantuar dhe për të promovuar vendin tonë midis qytetarëve të huaj të interesuar për biznes, arsim ose turizëm në vendin tonë.
“Bullgaria sot” mund të dëgjohet nga çdo pajisje celulare, përmes faqes së internetit të BNR-s, në dispozicion në: www.bnr.bg.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 22 prill mbushen 105-vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës bullgare – Valeri Petrov. Lidhur me këtë në rubrikën “Kënga e Ditës” do t’ju ofrojmë një këngë sipas vjershave të tij. Doemos do të..
Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe ndoshta di më shumë për historinë dhe gjeografinë e tij se disa..
Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin Francesco Galloni i cili ia kushton jetën e tij të varfërve dhe jetimëve në Bullgari. Në..
Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin..
Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 22 prill mbushen 105-vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës bullgare – Valeri Petrov. Lidhur..