Banka Botërore ka rritur parashikimin e saj për zhvillimin e ekonomisë bullgare në vitin 2021. PBB-ja vjetore e Bullgarisë pritet të rritet me 3.7 për qind. Parashikimi i mëparshëm ishte për rritje në fund të vitit 2021 me 2.6 për qind. Por banka thekson se kthimi i vendit në treguesit para krizës do të ndodhë vetëm në vitin 2022. Inflacioni i pritshëm vjetor prej 3.2 për qind është i pandryshuar.
Në afat të shkurtër, rreziku më i madh për perspektivat e vendit është shkalla e ngadaltë e vaksinimit kundër Covid-19. Përkundër të ardhurave më të larta të pritshme, mund të ndodhë një deficit buxhetor vjetor prej mbi 4 për qind të PBB-së. Një tjetër rrezik kryesor është paqëndrueshmëria politike, thuhet në analizën për vendin.
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..