Me sa duket, veprimet e oligarkëve janë më të dukshme jashtë sesa në Bullgari. Kjo nuk flet mirë për organet tona hetimore, komentoi në qytetin Stara Zagora Presidenti Rumen Radev me rastin e hetimit ndërkombëtar "Pandora" dhe informacionit se ish-deputeti Deljan Peevski ka pasur kompani të padeklaruara off-shore.
Radev shtoi se ai pret që zgjedhjet e reja presidenciale të çojnë në çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit dhe në ndërprerjen e të gjitha varësive oligarkike. Presidenti, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial, tha se pret "një fushatë të ideve dhe jo të komprometimeve".
Pyetjes nëse grushti i ngritur në fillim të protestave në vitin 2020 ishte përçarës, presidenti iu përgjigj: "Ky grusht na bashkon rreth vlerave".Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..