Brenda 1 viti do të trefishohen vendet e punës në uzinën e re të teknologjisë optike, e cila u hap në Zonën Ekonomike “Trakia”. Aktualisht janë emëruar 50 specialistë, tha në ceremoninë e inaugurimit zëvendëskryetari i Bashkisë së Plovdivit Stefan Stojanov. Ai vuri në dukje se ky është një investim tjetër në zonën industriale për mbi 3.5 milion euro. 100% e prodhimit është për eksport në Izrael, Francë, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Produktet e teknologjisë së lartë përdoren në mjekësi, inxhinierinë mekanike dhe industrinë ushtarake.
"Këtu u krijua një zonë ekonomike, e cila është shkas krenarie për Bullgarinë dhe Ballkanin. Ky është një shembull i drejtimit në të cilin duhet të zhvillohen kompanitë e teknologjive së larta dhe novatore," tha zëvendës Ministri i Ekonomisë Krasimir Kirjakov.Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..