Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

IT specialistët tanë janë ndër më konkurruesit në botë

Foto: arkiv

Industria bullgare e softuerit është ndër të paktat që nuk preken nga pandemia globale. Përkundrazi, pikërisht kriza, e shkaktuar nga shpërndarja globale e koronavirusit, i jep shtytje njërit prej sektorëve tanë të pakët konkurrues globalisht. 

Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Kompanive të Softuerëve gjatë vitit 2020 sektori ka shënuar një rritje të të ardhurave prej 10%, në sfondin e një uljeje prej 5,5% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Gati 38 mijë kuadro në vendin tonë janë të punësuar në industrinë e softuerit gjatë kësaj periudhe dhe pritjet janë që deri në fund të vitit 2021 numri i tyre të arrijë 41 667 veta. 

Zyrat e më shumë se 60 markave globale të softuerëve operojnë në tregun bullgar, dhe sipërmarrësit nga mbi 20 kombësi vazhdojnë të hapin gjithnjë e më shumë kompani dhe zyra përfaqësimi në vendin tonë, pavarësisht krizës, bëhet e qartë nga studimi i Shoqatës Bullgare të Kompanive të Softuerëve. “Tani në treg më tepër kërkohen specialistë mbi teknologjitë si Java ose JavaScript dhe po kështu dhe PHP (gjuhë për programim)” thotë Petja Cvetanova, përfaqësuese e një kompanie udhëheqëse të burimeve njerëzore në IT sektorin. Sipas saj, kjo është industria më dinamike në vendin tonë gjatë vitit të fundit të kufizimeve epidemike.  

Pothuajse gjysma e pozicioneve të ofruara aktualisht janë për punë në distancë. Të mos të flasim se paga mesatare është pothuajse më shumë se tre herë më e lartë se në sektorët e tjerë. Sa janë pagat e IT specialistëve tek ne:  

“Ato janë të ndryshme. Të themi për junior pozitat, me fjalë të tjera për një njeri i cili sapo po e përfundon arsimin e vet, paga mund të fillojë nga 1700-1800 leva (rreth 850-600 euro) dhe pas kësaj rritja është shumë e shpejtë. Për shembull, pas 2 vjetëve, mund të kesh një rrogë prej 5000 levave (rreth 2500 euro), në varësi nga projektet dhe teknologjitë, me të cilat punon. Njerëzit të cilët kanë një përvojë mjaft të gjatë dhe të pasur në këtë sferë, të themi një stazh mbi 10 vjet në degë, mund të marrin aty rreth 8-10 mijë leva në muaj (rreth 4-5 mijë euro)”. 


Ja dhe një fakt kureshtar nga IT tregu bullgar. Del se rreth 35% nga punonjëset në të janë gra. Kjo e rendit vendin tonë në ballë në Bashkimin Evropian për nga ky tregues, më shumë se dy herë mbi mesataren për Bashkimin. Dhe diçka tjetër - gjithnjë e më shumë nga bashkatdhetarët tanë kthehen nga jashtë, që të punojnë në Bullgari si IT specialistë. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Kompanive të Softuerëve, gjatë vitit të fundit në disa kompani ata arrijnë deri më 10% nga numri i përgjithshëm i nëpunësve.  

“Specialistët tanë janë të kualifikuar lartë dhe të përgatitur shumë mirë. Ata janë më të besueshëm se për shembull tregu indian, ku u është pak më e vështirë njerëzve të futen në brendësinë e gjërave, përveç kësaj ende ka paragjykime ndaj këtyre tregjeve. Stafi bullgar përfiton gjithashtu nga fakti se jemi në Bashkimin Evropian dhe nuk ju nevojitet të marrin një leje të posaçme për punë në Evropë. Kështu që ne kemi një potencial të madh, jo vetëm për shkak të pozicionit tonë gjeografik, por dhe si nivel i përgatitjes dhe i kualifikimit arsimor” - është kategorike Petja Cvetanova.

Është fakt se kompanitë kryesore ndërkombëtare në këtë sektor, të cilat kanë hapur zyrat e tyre rajonale në Bullgari, punësojnë kryesisht staf bullgar në ekipet e tyre drejtuese. Këta janë njerëz, të cilët kanë mësuar tek ne, me fjalë të tjera janë fryt i sistemit arsimor bullgar. “Ata kanë përfunduar universitetet tona, si Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”, ose Universitetin Teknik. Këto shkolla të larta prodhojnë kuadro të shkëlqyera në sektor, të cilët gjejnë një realizim të mirë tek ne dhe jashtë shtetit”- thotë si përfundim Petja Cvetanova. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD