Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit: "Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë! Imunizoni veten deri më 31 tetor 2021 dhe përfshihuni në lojën tonë, ku mund të merrni një nga 102 orët e zgjuar.
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë personat mbi 12 vjeç të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në territorin e Bullgarisë në periudhën nga 30.09.2021 deri më 31.10.2021, pavarësisht nëse është përfunduar tërë cikli i imunizimit. Çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në lojë mund të regjistrohet në faqen e internetit coronavirus.bg. Loja është e hapur për qytetarët bullgarë dhe shtetasit e huaj që janë me qëndrim të përhershëm në vend.
Fituesit do të përcaktohen përmes një shorti të kryer nga Ministria e Shëndetësisë.Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..