Formacioni i ri në skenën politike bullgare - partia "Po e vazhdojmë ndryshimin", filloi takime me mbështetësit e saj. Qytetet e para të vizituara nga dy ish-ministrat në qeverinë teknike, Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, ishin qytetet e tyre të lindjes, Plovdiv dhe Haskovo, ku bisedat me vendasit i motivuan për t’i vazhduar përpjekjet edhe në të ardhmen. Në Plovdiv Kirill Petkov shpjegoi para BNR-Plovdiv se çfarë lloj njerëzish do të jenë të pranishëm në listat e tyre të kandidatëve.
"14 vjet më parë Asen Vasilev dhe unë filluam një program, të cilin e quajtëm “Kurse të Harvardit”. Në të kishin zgjedhur studentët më të talentuar - master nga e gjithë Bullgaria. Midis tyre kishte juristë, ekonomistë, mjekë, të cilëve u paguanim për shkollimin e tyre. Për këto 14 vjet, 671 persona i kanë kaluar këto kurse. Kjo do të jetë një nga "bankat" për partinë tonë. Një pjesë tjetër do të jenë njerëzit që kanë pasur sukses në bizneset e tyre. "
Në një intervistë për BNR-Horizont Petkov shtoi:
"Ne nuk jemi një parti presidenciale, por e mbështesim presidentin sepse ai kishte guximin t'u jepte të rinjve liri të plotë për të vepruar. Kur të shihni listat tona, do të kuptoni se sa i pastër është ky projekt. Të gjithë njerëzit në listat tona janë zgjedhjet tona personale, me të cilat ne të dy jemi dakord. "
Sa i përket bashkëpunimit me subjektet e tjera politike, Asen Vasilev hodhi poshtë dyshimet e shkaktuara nga disa deklarata për bashkëpunim me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe GERB. Në një intervistë për Nova TV ai tha se ata janë të hapur për të gjithë që i miratojnë mënyrat që partia e re dëshiron të imponojë në qeverinë e ardhshme. "Ekziston një vijë e madhe ndarëse midis nesh dhe DPS për shkak të Deljan Peevskit dhe ligjit Magnitski. Përderisa DPS qëndron fort pas Deljan Peevskit dhe pretendon se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një gabim me shpalljen e emrit të tij në listën e të sanksionuarve, ne nuk mund të fillojmë bisedime me ta. Sa për GERB, ne kemi të njëjtin lloj problemi” – saktësoi Vasilev.
Pavarësisht deklaratave kategorike të dy ish-ministrave për transparencë dhe ndershmëri të plotë, ende ka një numër pyetjesh pa përgjigje rreth projektit të ri politik:
"Ka shumë supozime. Njëri prej tyre është se partia është krijuar me bekimin e presidentit, me qëllim që të hiqen disa periferi që nuk do ta përkrahnin kandidaturën e gjeneralit Radev", tha antropologu social Vasill Garnizov. - Këta janë më tepër centristë që nuk ndjekin një lidhje të qëndrueshme politike dhe nuk tregojnë se besnikëria politike është vlera e tyre kryesore.”
Sigurisht që formacioni i ri do të jetë një konkurrent i barabartë i të tjerëve, por sociologu Përvan Simeonov parashikon që konkurrentët kryesorë të "Po e vazhdojmë ndryshimin" do të jenë dy formacione politike – Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Bullgaria Demokratike" (BD). Çdo një prej tyre e percepton këtë në mënyrë të ndryshme:
“Në fakt ka dy mënyra veprimi. Ajo konservatore është e BSP, të cilët thonë: “ata na ndajnë”, derisa nga BD thonë se partia e re është partneri i tyre potencial. DB ka përvetësuar një nga mësimet më të rëndësishme të kohës sonë - e ardhmja e politikës është në rrjete, jo në strukturat e saj hierarkike monolite. "
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..