Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.
Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.
BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..
Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..