Qeveria e përkohshme po punon për të siguruar çmime më të mira për të gjithë konsumatorët. Kjo u njoftua nga Kryeministri Stefan Janev në një konferencë në të cilën u prezantuan masat e planifikuara nga qeveria e përkohshme në sferën e energjisë. Ai tha se në dy muajt e fundit Bullgaria ka disa nga çmimet më të ulëta të qëndrueshme në BE, duke theksuar se çmimet e larta të energjisë janë për shkak të faktorëve ndërkombëtarë. Skema e mbështetjes financiare e zhvilluar nga qeveria parashikon kompensim prej 50 leva (25.56 euro) për një megavat orë të shpenzuar për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike. Ky mekanizëm do të përfshihet në buxhet për 6 muajt e parë të vitit 2022. Është planifikuar gjithashtu të operojë një zyrë kleringu në interes të konsumatorëve dhe tregtarëve të energjisë elektrike. Ajo do të balancojë interesat e tyre dhe tregu do të bëhet më fleksibël.
Stefan Janev theksoi se strategjia jonë e energjisë është e vjetëruar. Ai bëri thirrje për një bisedë ekspertësh mbi të ardhmen e centralit atomik “Belene”, në të cilën do të merrnin pjesë specialistë, raportoi BGNES.
Kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit Ivan Ivanov siguroi se për konsumin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit të nxehtë për nevoja shtëpiake nuk do të ketë ndryshim të çmimeve aktuale para fundit të këtij viti.Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..