Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendosën dozat e para të treta kundër koronavirusit në Bullgari

Gjen. Prof. Mutafçijski
Foto: BGNES/Akademia Ushtarake Mjekësore

Drejtori i Akademisë Mjekësore Ushtarake, Prof. Vencisllav Mutafçijski, dhe 11 mjekë nga spitali janë bullgarët e parë që morën dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Të pavaksinuarit janë 97% e atyre të shtruar në spital me infeksionin e koronavirusit. “Ka prova se ca kohë pas imunizimit, mbrojtja zvogëlohet. Kjo është arsyeja se pse unë nuk pata asnjë hezitim për të vënë dozën e  tretë, si dhe kur mora dozën e parë, " shkroi gjenerali Mutafçijski në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Këshilli i Ekspertëve për Mbikëqyrjen e Imunoprofilaksisë ka miratuar administrimin e dozës të tretë të vaksinës kundër Covid sipas parimit vullnetar për 5 grupe të veçanta të rrezikuara të popullatës. Doza e tretë do të jetë me vaksinën Pfizer / Biontech.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD