Në lidhje me përvjetorin e 85-të të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë, pasardhësja e tyre – “Radio Bullgaria” nisi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e radhës ne pyetëm online adhuruesit tanë ku dhe kur Stefka Kostadinova shënoi rekordin botëror në kërcim së larti nga 209 centimetra?
Pjesëmarrësit kishin mundësi të zgjedhin përgjigjen e saktë nga opsionet e vijueshme: në Kampionatin Evropian të Atletikës, Shtutgart, 1986; në Lojërat e Vullnetit të Mirë, Moskë, 1986; në Kampionatin Botëror të Atletikës, Romë, 1987; në Lojërat Olimpike, Seul, 1988; në Lojërat Olimpike, Barcelonë, 1992.
Përgjigja e saktë e kuizit tonë është: në Kampionatin Botëror të Atletikës, Romë, 1987. Do të kujtojmë se rekordi botëror i bullgares Stefka Kostadinova nuk është i përmirësuar ende. Në vitin 1977 ajo zyrtarisht hoqi dorë nga garat.
Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të kuizit tonë na befasuan këndshëm. Ata treguan, se pjesa dërmuese e auditorit të Radio Bullgarisë nuk vështirësohet të caktojë se ku dhe kur sportistja jonë shënoi rekordin botëror, me përjashtim të pjesëmarrësve anglisht-folës – mezi 32 për qind prej tyre dhanë përgjigjen e saktë dhe rusisht-folës – me 24 për qind përgjigje të sakta.
Doli që më mirë të informuarit janë përdoruesit e faqes sonë franceze – 70 për qind prej tyre treguan përgjigjen e saktë, të ndjekur nga përdoruesit e faqes serbe – 62 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë "Kulturë" do t'ju njohim me Georgi Grozev, i cili studion trumbetë në Gent dhe e bën të njohur Bullgarinë në gjithë botën. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Zgjidhe veten“ nga Maria Ilieva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:33 - Lajme 10:46 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Moj Conke, spec i kuq" të këngëtares popullore Stefka Sëbotinova. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin..