Festivali i 39 -të i Kinemasë Artistike Bullgare “Trëndafilin e Artë” po mbahet në Varna. Nga 23 deri më 29 shtator do të shfaqet i gjithë prodhimi i kinemasë bullgare i krijuar pas shtatorit 2020, përfshirë 4 premiera. Programi i konkursit përbëhet nga 12 filma artistikë dhe 15 filma të shkurtër, dhe programi Horizontet e Hapura përfshin 6 tituj të tjerë.
Kryetari i jurisë është kineasti Prof. Ivo Draganov. Anëtarët janë aktorja Irmena Çiçikova, piktorja Pllamena Dimitrova-Raçeva, regjisori dhe producenti qipriot Diomides Nikita dhe drejtori i festivalit “Molodist” në Kiev Andrej Halpahçi.Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..