Një dozë e tretë shtesë kundër Covid-19, e cila do të forcojë dy të parat, do të vendoset së shpejti në Bullgari, tha drejtoresha e Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova për bTV.
Doza e tretë do të rekomandohet për grupe të caktuara të rrezikuara, tha Hristova, duke shtuar se kjo dozë jepet 8 muaj pas së dytës dhe është për ta forcuar imunitetin. Ajo do të rekomandohet për njerëzit me deficitë imuniteti, për të sëmurët nga kanceri, si dhe për të rriturit mbi 65 vjeç.
Hristova shtoi se fëmijët nuk infektojnë, por infektohen, dhe shpjegoi se një mësues mund ta transmetojë koronavirusin në një klasë të tërë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të rriturit të imunizohen, shpjegoi profesoresha.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..