Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet dëshira e deklaruar e bullgarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet më 14 nëntor

Foto: arkiv

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2 në 1 do të rrisin pjesëmarrjen, tregon një studim i financuar nga bTV dhe Market Links. 77% e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin. 14 për qind kanë thënë se nuk do të shkojnë në zgjedhje dhe 9 për qind janë ende në mëdyshje.

Nëse votimi do të ishte zhvilluar më 20 shtator, GERB-SDS do të merrnin 22.6% prej votave. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ merr 14.5%, "Ka një popull të tillë" dhe "Bullgaria Demokratike" - respektivisht - 13.5% dhe 11.9%. Formacioni i ri "Po e vazhdojmë ndryshimin" po fiton mbështetje prej 10.8%. 9.8% e të anketuarve do të votonin për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/. "Ngrigu.BG! Ne po vijmë! "ka humbur një pjesë të votuesve të saj dhe është në kufirin e barrierës prej 4% për të hyrë në parlamentin e ri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD