Midis 23 dhe 30 shtatorit, të gjithë që dëshirojnë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e festës më të madhe sportive në Evropë për amatorët - Java Evropiane e Sportit #BeActive. Organizatori i saj në Bullgari për vitin e shtatë është Ministria e Rinisë dhe Sportit. Hapja është nga ora 18:30 në Knjazheska Gradina /Kopshtin e Princit/ në Sofje.
Si pjesë e nismës, më shumë se 30 federata dhe klube sportive do të prezantojnë aktivitetet e tyre përmes demonstrimeve dhe materialeve informative më 25 shtator midis orës 15.00 dhe 21.00 në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet.
Ngjarjet do të mbahen në Sofje, Montana, Vidin dhe Vraca, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..